Mykonos rikthen masat kufizuese kundër virusit, gjobë deri në 200 mijë euro për bizneset që lejojnë grumbullimet

Rastet ditore të zbuluara me COVID-19 në Greqi janë në nivele shumë të larta. Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë së vendit fqinj raportoi se janë zbuluar 2562 të infektuar.

Përballë situatës së krijuar, pra rritjes së rasteve në muajin e fundit, Greqia vendosi që të rikthente masat kufizuese.

Duke nisur nga dita e sotme deri më 26 korrik do të ndalohet lëvizja pas orës 01:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika do të jetë e ndaluar në lokale.

Përjashtim në ndalimqarkullim bëjnë vetëm personat që u duhet të lëvizin për në punë apo rastet e  emergjencave spitalore.
Drejtuesit vendorë të ishullit e kundërshtuan vendimin dhe thanë se do te kishin humbje nga turizmi, pasi vizitorët nuk rrinë pa muzikë. Mikonos sipas të dhënave të autoriteteve greke vizitohet çdo verë nga shumë se 1 milion persona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button