Ndahet nga jeta legjenda e futbollit korçar

 

U prehsh në paqe kampion, ndahet nga jeta legjenda e futbollit korçar Milutin Kërçiç.

Shuhet Milutin Kërçiç, ish futbollist, sulmuesi I njohur dhe pjesë e stafit teknik të Skënderbeut. Kërçiç nuk I ka mbijetuar dot një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante kohët e fundit.

Klubi korçar Skënderbeu ka shprehur në faqen e tij zyrtare ngushëllimet për ikonën e tij futbollistike që tani nuk jeton më.

‘Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, Milutin Kërçiç, ikona dhe legjenda e klubit.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Një humbje e madhe për komunitetin sportdashës dhe për të gjithë ata që u rriten dhe përjetuan Futbollin magjik nga këmbët e Milit.

U prehsh në paqe kampion!’ thuhet në mesazhin e ngushëllimit të klubit korçar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com