Ndalohet 59-vjeçari në Pogradec

 

Pogradec, ndalohet 59 vjeçari me vesin e dhunës, nuk kurseu as policinë gjatë shoqërimit në komisariat.

I dënuar më parë për goditje për shkak të detyrës ka rrahur me grushta një bashkëqytetar dhe nuk u.mjaftua me kaq por kundërshtoi me dhunë edhe punonjësit e policisë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, nga forcat e komisariatit Pogradec u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. T., 59 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”).

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, për motive të dobëta, ka goditur me grushte në kokë shtetasin M. M., 47 vjeç, banues në Pogradec, dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button