Ndalohet bashkëpunëtori i vrasjes së të riut pranë fshatit Dishnicë

Vrasja e një të riu 5 vite më parë pranë fshatit Dishnicë, ndalohet bashkëpuntori I autorëve të krimit.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u bë ekzekutimi i vendimit penal për ndalimin e shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Korçë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit O. Z., dhe Ll. D., (pronari i lokalit dhe truproja), kanë plagosur me sende të forta shtetasin M. O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen disa ditë pas ngjarjes, në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe provat e grumbulluara, rezulton se bashkëpunëtor me dy shtetasit e mësipërm (të cilët janë ndaluar më parë nga Policia) ishte edhe shtetasi A. M.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button