NDODH VETËM NË FILMA/ TERROR në Komisariatin e Elbasanit, 34 vjeçari godet portën e policisë dhe xhiron me pistoletë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 në Komisariatin e Policisë së Elbasanit, ku një person në gjendje të rënduar psikologjike ka goditur me makinë portën hyrëse.

Pasi ka hyrë në oborr, 34 vjeçari L.B ka dalë nga makina me një pistoletë me gaz në dorë, por fatmirësisht është neutralizuar dhe prangosur menjëherë.

Policia po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close