Ndodhej në Turqi prej dy javësh/ Deputeti Korçar fiton betejën me COVID

Ndodhej në Turqi prej dy javësh/ Deputeti Andi Përmeti fiton betejën me COVID
Një lajm i mirë vjen në lidhje me deputetin Andi Përmeti. Ky i fundit ka fituar betejën me koronavirusin, ndërsa ndodhej prej disa ditësh i shtruar në një spital të specializuar në Turqi.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa fliste në foltoren e Kuvendit.

“Kolegu ynë Andi Përmeti e fitoi betejën e COVID-19.”, tha ai. Kujtojmë se prej një periudhe të gjatë Përmeti vijoi kurimin për COVID në vendin tonë, ndërsa pas përkeqësimit serioz të situatës, ai u dërgua për trajtim të specializuar në Turqi. Fatmirësisht deputeti i ri fitoi betejën ndaj virusit vdekjeprurës.

g.kosovari

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com