Ndoka: Basha nuk e shfrytëzoi politikisht pandeminë, një opozitë tjetër do ta fundoste Edi Ramën

Qeveria ka filluar me lehtësimin e disa masave të marra si pasojë e COVID-19. Për ish-ministrin e Shëndetësisë Nard Ndoka duhet të ishte vepruar më me seriozitet në lidhje me këtë situatë.

Ndoka ngriti çështjen e personave të cilat kishin lidhje me të prekurit nga koronavirusi dhe kthimin e qytetarëve nga vatrat e prekura, sipas tij nuk kishte një vëmendje nga ana e qeverisë për këto raste.

Në një intervistë në studion e “ABC News”, Ndoka tha se, nëse do të ishin trajtuar që në fillim me seriozitet, edhe efikasiteti sipas tij do të ishte i dukshëm.

“Ne kemi një numër shumë të madh të prekurish nga COVID-19 që e kanë kaluar në shtëpi dhe nuk i është dhënë ndihma mjekësore. Gripi ka kaluar në dhjetor, janar dhe shkurt. 1800 persona në muaj vdesin në Shqipëri në kushte të tjera. Frika që futën autoritetet është e pafalshme dhe ka krijuar një kosto të madhe te qytetarët”, tha Ndoka.

Gjatë intervistës Ndoka u shpreh se kryeministri është treguar i paaftë në menaxhimin e kësaj situate. “I vetmi institucion që ka funksionuar realisht është opozita”, u shpreh ai.

Takime me opozitën:

Ndoka: Ne jemi në konsultim të përhershëm online me njeri-tjetrin. Lulzim Basha nuk e ka shfrytëzuar politikisht këtë situatë. Një lider tjetër do ta fundoste Edi Ramën për veprime të pakonsultuara, për masat drastike të panevojshme, për përpjekjen e qeverisë në këtë situatë pandemie, për të vjedhur. Një opozitë tjetër do ta fundoste.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close