Ndryshimi i Pogradecit në drejtimin e duhur.

Ndër vite shëtitorja e Pogradecit, shquhet për xhiron që bëjnë vëndasit dhe turistët në sezonin veror, por jo vetëm. Të shumtë janë pogradecarët të cilët e frekuentojnë gjatë gjithë vitit, për të bërë ecjen e mëngjesit. Pjesa më e madhe për të thithur ajrin e pastër të qytetit liqenor, apo për të shijuar natyrën dhe pamjen mahnitëse që merr ky qytet mëngjeseve. Kushdo do kishte kënaqësinë që mëngjeset ti kalonte duke shëtitur apo ecur gjatë shëtitores të këtij qyteti. Por për shumë vite këtij qyteti i është dashur të luftojë i vetëm. Për shkak se asnjë deri më sot nuk kishte vënë dorë, në rrugën e quajtur “rruga e vilave”, aty ku në verë të mbyste pluhuri ndërsa në dimër balta. Kjo ishte një “pengesë”, për pogradecarët të cilët e kalonin çdo mëngjes, në çdo stinë.
Por ata nuk u lodhen së kërkuari për një investim modest, thjesht për ta shtruar këtë pjesë rruge që duke ecur të çon drejt Drilonit dhe Tushemishtit.

FOTO ILUSTRUESE

Fotot flasin vetë. Bashkia e Pogradecit kishte premtuar që do ndërhynte në rehabilitimin e kësaj rruge, që tashmë ka filluar të jetësohet. Rruga është drejt përfundimit, dhe gjithashtu investime të tjera janë duke u jetësuar. Pogradecarët tani kanë mundësinë dhe kënaqësine të ecin mbi këtë rrugë pa patur besdinë e pluhurit apo baltës. Me shpresë që investime të tjera të jetësohen në vazhdim, Nuk na mbetet gjë tjetër për momentin, veçse të presim që bashkia ti realizoj ato në kohën e duhur, që gjithsecili të ketë mundësinë ti vlerësojë ato. I bindur se Bashkia po bën më të mirën për qytetin, kërkoj që investime modeste të bëhen dhe në sektorin e traditës dhe kulturës. Hapësira të vogla në pika të caktuara, ku turistët të kenë mundësi të njohin qytetin nëpërmjet veprave. Po mbi gjithçka ajo që i duhet këtij qyteti është dashuria dhe respekti. Promovimi i vlerave të cilat nuk i kanë munguar asnjëherë.

K.A Pogradeciweb.com

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close