Në gjendje të rëndë nëna 22 vjeçare nga Korça e infektuar Covid-19.

VOTO PS 12 - BLEDI COMO Nr. 8

 

  • Lindi fëmijën me ndërhyrje cezariane, në gjendje të rëndë nëna 22 vjeçare nga Korça e infektuar Covid-19.

Një 22-vjeçare nga zona e Korçës e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë foshnjën e saj tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar.

Gazetarja Ema Shazivari nga ABC News bën të ditur se foshnja është sjellë në jetë me anë të një ndërhyrje cezariane, në bashkëpunim me spitalin “Koço Gliozheni”. E reja ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar.

Sipas të dhënave nga spitali I Korçës, të paktën 3 gra shtatzëna janë konstatuar me simptomat e Covid-19, dy prej të cilave në gjendje të rëndë janë dërguar për trajtim më të specializuar mjekësor në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com