NË KËTË JETË S’KA MOSHË, (Humoristike) – Nga Viktor Gjikolaj

NË KËTË JETË S’KA MOSHË

MERAKU

Humoristike

Po del plaka në hajat

Del e shef kush po rropat

Me shkop në dorë po vjen një plak

Po i thotë plakës: eja pak!

U ndez plaka posi flaka:

Hik or plak, t’u preftë nafaka,

Se ta marr atë shkop prej dore

E të baj si t’më biesh n’ore.

Qeshi plaku: ha-ha-ha!

N’dorën tande paça ra,

Tjetër gja Zotit s’i due

Veç me ty me hokatue.

Fjalët vonojnë, ulet shamata

Kuvendojnë plaku e plaka,

Ç’ka tha plaka, e tha plaku

Në këtë jetë s’ka moshë meraku.

Nga: Viktor Gjikolaj

Huazuar nga MIRDITA:Histori dhe aktualitet

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button