Në luftë për mbijetesë” 59-vjeçari i paralizuar kërkon ndihmë

Ky është Xhemal Sadiku 59 vjeç. I ardhur para shumë vitesh nga Gramshi në kryeqytet, prej vitesh ai po jeton në një barake në zonën e Kombinatit.
Pamundësia për të siguruar ushqimin e ka detyruar atë që pavarësisht moshës të dalë të lypë, si e vetmja mundësi për të mbijetuar.

“Fitoj 5 mijë, 7 mijë, 6 mijë, 3 mijë. Kush ka mundësi më jep,” tha ai.

Jeta e tij ka qenë një dramë për shkak dhe të sëmundjeve që ai ka, duke mos i dhënë atij mundësinë të ecë.

Unë me reumatizëm. I paralizuar kam 30 vjet. Të gjitha i kam,” tha 59-vjeçari.

Në sytë e tij tregohet vuajta që ai ka kaluar prej vitesh dhe duket se shpresat për të jetuar si gjithë të tjerët i ka të pakta.
“As vetë nuk di se si të shprehem. Jam shumë i tronditur,” thotë ai.
Në shtëpi jeton me nipërit dhe bashkëshorten e të vëllait, që ndërroi jetë para shumë vitesh.
Të paktë janë ato që tregohen solidar, pasi shuma që fiton ai në ditë nuk mjafton.
“Ku më del mua, unë jam me ilaçe në xhep i kam,” thotë Sadiku.
Ky i moshuar që shpesh e gjen në varreza e shpesh në rrugën e medresesë në kryeqytet ka nevojë për një karrocë dhe ndihmën e gjithkujt që mundet.
“Unë problem kam për një karrocë edhe dua kush ka mundësi të më ndihmojë,” është lutja e 59-vjeçarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button