Në moshën 40 vjeç, Franz Kafka, i cili kurrë nuk u martua dhe nuk pati fëmijë, duke ecur nëpër park në Berlin takoi

Në moshën 40 vjeç, Franz Kafka, i cili kurrë nuk u martua dhe nuk pati fëmijë, duke ecur nëpër park në Berlin takoi një vajzë që po qante sepse ajo kishte humbur kukullën e saj të preferuar. Ajo dhe Kafka kërkuan kukullën bashkë, por pa sukses. Kafka i tha asaj që të nesërmen ta takonte sërish atje dhe ata do të ktheheshin ta kërkonin.
Të nesërmen, kur ende nuk e kishin gjetur kukullën, Kafka i dha vajzës një letër “të shkruar” nga kukulla në të cilën shkruhej: “Të lutem mos qaj. Unë bëra një udhëtim për të parë botën. Unë do të të shkruaj për aventurat e mia “
Kështu filloi një histori e cila vazhdoi deri në fund të jetës së Kafkës.
Gjatë takimeve të tyre, Kafka lexonte letrat e kukullës të shkruara me kujdes, me aventura dhe biseda që vajzës i dukeshin të adhurueshme.
Më në fund, Kafka solli përsëri kukullën (ai e bleu një) që ishte kthyer në Berlin.
“Nuk duket aspak si kukulla ime”, tha vajza.
Kafka i dha asaj një letër tjetër në të cilën kukulla shkruante: “Udhëtimet e mia më kanë ndryshuar”. Vajza e vogël e përqafoi kukullën e re dhe e mori në shtëpi.
Një vit më vonë Kafka vdiq.
Shumë vite më vonë, vajza tani e rritur gjeti një letër brenda kukullës. Në letrën e vogël të nënshkruar nga Kafka shkruhej:
“Gjithçka që dashuron ndoshta do të humbasë, por në fund të fundit, dashuria do të kthehet në një mënyrë apo në një tjetër”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close