Në muajt e ardhshëm, Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë, nisin përgatitjet

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın ka paralajmëruar se Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë.
Në takimin që zhvilloi ai me kryeministrin Edi Rama është përmendur edhe kjo vizitë teksa kanë nisur edhe bisedimet zyrtare për përgatitjet.
Ai saktësoi se vizita do të jetë në muajt e ardhshëm, siç shkruan edhe gazeta turke ‘’Daily Sabah’’.
Kryeministri Rama e ka vizituar disa herë Turqinë kohët e fundit para dhe pas zgjedhjeve, teksa me qeverinë e Erdogan kanë nënshkruar marrëveshje në disa fusha teksa nuk mund të harrohet ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit nga turqit për 3 muaj, para ’25 prillit’.
Po ashtu Turqia është përfshirë edhe në procesin e rindërtimit në zonën e Laçit./balkanweb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button