“Në verë do të ndryshoj ekip”, rrëfehet Endri Çekiçi: Ja e vërteta për interesimin e Arsenalit

Për këtë ka folur vetë Çekiçi, i cili në një prononcim të dhënë së fundmi është shprehur se nuk di asgjë në lidhje me këtë, teksa është shprehur se me shumë mundësi do të ndryshojë ekip.“Bëjmë stërvitje çdo ditë. Në çdo moment mudn të nisë kampionati dhe duhet të jemi gati. Sezoni më i mirë në karrierë? Mendoj se ky është sezoni më i mirë, edhe nga ana e statistikave, por edhe nga mënyra se si ndihem në fushë, pasi më janë dhënë minuta të plota.

cekici

Interesimi i Arsenalit? Momentalisht këto janë vetëm zëra. Nuk mund të them më shumë rreth këtyre zërave, pasi di pak më shumë se ju. Do të shpresoja edhe unë për këtë.

Momentalisht jam i fokusuar te ekipi ku jam, por në verë me shumë mundësi do të ndryshoj klub dhe besoj të bëj zgjedhjen e duhur. Te Kombëtarja do më shihni shumë shpejt.

Momentalisht jemi në vend të parë dhe jemi shkëputur me 5 pikë. Kanë mbetur edhe 11 javë. Besoj se jemi shumë afër titullit dhe besoj që do jemi ne kampionët.”, u shpreh Çekiçi për “Supersport”.

/Panoramasport.al/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close