Nën rrënojat e kalasë së Pogradecit.

Keshtjella e Pogradecit

Një ndër themeluesit e arkeologjisë shqiptare Prof. Dr, Skënder Anamali (1921-1996) ndërmori dhe drejtoi gërmime në shumë qytete të Shqipërisë, midis tyre dhe kalanë e Pogradecit tê cilën ai e ka quajtur “Kështjella e Pogradecit”. Në këtë rrëfim ai përcjell nëpërmjet fotove, objekte antike të gjetura në rrënojat e kalasë. Të cilat i ka cilësuar dhe i ka grupuar sipas periudhave të banimit, që prej gjysmës së shek. IV – shek 1 p.e.sonë.

Në kështjellën e Pogradecit periudha e parë e banimit, nga gërmimet e bëra deri tani, përfaqësohet vetëm nga fragmente enësh prej balte të pjekura të gjetura në numër të paktë. Rrethanat stratigrafike të zbulimit të tyre janë të qarta dhe në mënyrë të veçantë ato të gërmimeve të vitit 1973. Fragmentet e qeramikës, që i takojnë periudhës se parë të banimit, asaj paraqytetare, kanë dalë të veçuara, me një shtrirje të kufizuar dhe në shtresen më të thellë të vendosur drejtpërdrejt mbi tabarin e tokës.

Periudha e dytë. Kësaj periudhe i përkasin kryesisht mbeturinat e vetme të mureve rrethuese, një rrashë me blloqe të një kulle katerkëndëshe, tepricat e disa banesave dhe një numër relativisht i madh objektesh arkeologjike e pak monedha.

Nga gjetjet një pjesë e mirë e tyre i takon shekujve IV-I p. e sonë. Duke vênë theksin se lënda arkeologjike e kësaj periudhe është e larmishme dhe në masën e kësaj lënde nuk mungojnë edhe prodhime të ardhura nga qytete të mëdha që tregon për një fazë zhvillimi e rëndësie të kësaj qyteze ilire në kodrën e Pogradecit. Në masën e gjetjeve arkeologjike, vendin kryesor e zë qeramika dhe midis saj parësia i takon prodhimeve vendëse, ku dallohen edhe disa grupe të veçanta, të cilat janë me balte ngjyrë hiri, jo edhe aq të pastër dhe të lyera me ngjyrë të zezë, me baltë të pastër ngjyrë hiri, me sipërfaqe të lëmuar dhe deri diku të shkëlqyeshme, me baltë të kuqe të pastër dhe me parete të trasha e të holla.

Periudha e tretë është periudha e përfaqësuar më dobët në gërmimet e bëra në Kështjellën e Pogradecit me të cilën nuk është gjetur të lidhet ndonjë ndërtim. Në këtë periudhë qyteza ilire mbeti pa mure mbrojtëse dhe më pak banorë, karakteristikë kjo për një varg qendërbanimesh ilire dikur të fortifikuara.

Periudha e katërt ka qenë periudha e fundit e banimit të Kështjellës së Pogradecit. Shtresa kulturore që lidhet me këtë periudhë është mjaft e qartë. Nga gërmimet doli vetëm se në antikitetin e vonë qyteza e Pogradecit u bë përsëri një qendërbanim i fortifikuar, në të cilën pati një gjallërim të jetës, një banim të dendur të shoqëruar me ndërtime të re ja.

Për të lexuar më tepër mbi historikun e kërkimeve gjeni në linqet më poshtë, shkrimin e plotë.

/K.A

Burimi/ https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1979_num_9_1_1741 https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1996_num_26_1_1669

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com