Nga Kristi Mushka/ Mbi djegien e Voskopojës !!!!….

Nga Kristi Mushka
Mbi djegien e Voskopojës !!!!….

-Libri “Një oficer francez në Ballkan 1917-1925” faqe 24-25 (“Un officier français dans les Balkans” 1917-1925)

“Nuk e di nëse do të gjej ndonjë qenie të gjallë që mund të më thotë diçka në këtë nekropol të pamat, në këtë qytezë të shtrirë e të shkatërruar, ku shoh veç rrënoja. Megjithatë duket se dy kishëza janë të paprekura, por që të hysh në ato dhe të kalosh natën duhet menduar mirë për shkak të insekteve, që mund të kenë gjetur strehë aty. Atëherë ngremë çadrat tona për të kaluar natën, duke menduar që ti vizitoj ato rrënoja të vjetra që mbushin sipërfaqen e tokës dhe që më duken shumë interesante.
Nuk ka mbetur as edhe një banor në këtë vend të mjerë, çka nxit kureshtjen time mbi gjurmët e atij qytetërimi të zhdukur. Në zgjim nxitoj të shkoj drejt rrënojave të shumta të atij qyteti, që dikur në kohën e begatisë së tij, ka pasur 100.000 banorë. Sipër qytetit të vdekur dalloj një manastir jo të shkatërruar, Shën Prodhromi, i cili duket në gjendje të mirë, pa arritur të kuptoj çka qenë më parë. Përveç kishave nuk shoh asnjë monument të denjë që mund ta përmendësh. Një përrua i bukur përshkon gjithë sipërfaqen e qytetit, duke na treguar ujërat e kristalta me një kthjelltësi, që të nxit ta shijosh menjëherë e të ngopesh. Duke mos pasur asnjë tjetër për të studiuar, iu kushtova kishave që më duket se ishin 23 të tilla, por ku vetëm dy ishin të paprekura dhe meritonin të ndaleshe për një çast. Janë shumë interesante dhe me një seri ikonash, punime në dru të gdhendura mjaft mirë dhe piktura të panumërta.
Këto vepra arti, të kërcënuara nga një shkatërrim i sigurt, duket sikur janë punuar nga italianë. Çdo pikturë mbart një apo dy mbishkrime në greqisht, por mjerisht askush nga ne nuk di greqishten. Po atëherë….?
Në navarrën tjetër ne shohim skenat e Ferrit që tregojnë mundimet sipas mëkatit të bërë… Veprat prej druri të punuara mirë dhe me kujdes të jashtëzakonshëm, janë të mrekullueshme. Të gjitha janë në dru dushku të vjetër dhe kanë një vlerë të jashtëzakonshme. Meqë s’mund t’i marrim, informoj prapavijën që t’i shpëtojnë dhe t’i vendosim në një muze.
Ndoshta për nga origjinaliteti i tyre mund të klasifikohen me artin bizantin. As ikonat s’mund t’i merrnim. Megjithatë, pranë sakritisë gjej një ikonë të madhe sa një shami xhepi, gjysmë të fshirë, të cilën e marr. Do të jetë për nënën tënde, që ajo ta vendosë në sallonin e saj dhe do të jetë e varur në krah të tablosë tjetër të rëndomtë që është tashmë. Në tokë shoh vepra të grisura, të gjitha të shkruara në greqisht, por tepër të shkatërruara.
Duket se ndodhemi ndoshta në një qytet universitar fetar dhe në të njëjtën kohë, nisur nga vendndodhja në lartësinë 1100 metra, është edhe një stacion veror.”
Andre Ordioni, shqiptarët dhe Shqipëria
Libri “Një oficer francez në Ballkan 1917-1925” faqe 24-25 (“Un officier français dans les Balkans” 1917-1925) — në
Korçë, Albania

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close