Nga Lavderim Miminllari/ DEMOKRACIA SHQIPTARE DHE E VERTETA.

DEMOKRACIA SHQIPTARE DHE E VERTETA.

Sot më shumë se asnjëherë tjetër demokracia në shqipëri po avancon. Që nga viti 1990 deri më sot koncepti dhe funksioni i demokracisë është mbajtur peng nga disa politikanë të pushtetshëm të cilet po perdorni çdo lloj forme dhe metode që kolltukun e mëndafshtë që e kanë fituar me dredhira e korupsion po ju vjen fundi. Ngritja e SPAK dhe BKH është një shpresë, një dritë në fund të tunelit për të gjithë shqiptarët, por me sa duket është një fatkeqësi për pushtetarët e korruptuar që abuzojnë me pushtetin qysh nga rënja e komunizmit.

Politikanët shqiptar i kanë lënë qytetarët në varfëri për ti shfrytëzuar nëpër mitingje dhe për t’iu marë votën, politikanët cicërojnë në emisione televiziv flasin me gojën plot në emër të popullit, deklarojnë shifra të mëdha unë kam kaq 1ml antar tjetrri unë flas në emër të 700 mijë antarve. Këta politikane para fushatë puthin dhe wajnë hallet e qytetarve, fshihen qysh nga momentin që formohet qevria, në momentin që marin poste të rëndësishme si deputet Ministrat drejtoret, pas emërimit fill atë ditë ndryshojnë numurat e telefonit bllokojnë thirrjet.

Qytetarë të zhgënjyer nga premtimet e kota të politikanve dhe nga papunësia e madhe që ka kapluar vendin nga keq qeverisjet, kohët e fundit shumë të rinj dhe të reja detyrohen që emigrojnë, këta fukarenj mari rrrugen në këmbë për të kakuar malin e lartë të “Gramozit”,

Vite me radhë deputetet në parlament kacafyten, këta pushtetarë edhe në emisione aktrojnë njësoj si në parlament, të cilët kanë një parim “gënje gënje” se diçka do dale e vërtet, kjo situat është një fatkeqësi pasi kemi 30 vite që votojmë të njejtit deputet dhe të njëjtat parti. Shqipëria e rrëzoi komunizmin në të njëtin vit që e rrëzuan shetet e tjera të Evropës lindore, nëse bëjmë një krahasim se ku kanë arritu këtoshtete psh Rumania,Polonia,Cekia,sllovenia, janë shtete antare me të drejta të plota në BE, e shqipëria jonë e varfër dhe e braktisur nga të gjithë, nuk po i cel kush negociatat, për mos çelien e negociatave faijn e ka klasa e korruptuar politikie, këta deputetë të korruptuar të cilët po e zhytisin këtë vend në varfëri, mjerim dhe po i detyrojnë shqiptarët të emigrojnë, shqiptarët e varfër ngelen duke pritur nentorin për se mos vallë do të çelen negociatat! E presin shumë këtë vendim të BE-së sepse janë lodhur duke kaluar kufirin malit, nëse e shkelin shengenin 1 dite marin kundravula dhe askush nuk i ndihmon.


Pandemia solli një refleksion tek qytetarët të cilët nuk po presin më çelien e negociatave nga BE por po presin arrestimin e politikanve të korruptuar, të cilët kanë 30 vite që e mbajnë peg shqipërinën, i vetmi institucion që ka punuar me dinjitet është KLSH-ja i cili i ka publikuar abuzinet e kryebashkiakëve në faqen zyrtare të institucionit, nëpërmjet raporteve tregojnë abuzimet e ml euro dëme që janë shkaktuar nga kryebashkiakët dhe drejtora në të gjithë shqipërinë, gjatë 7 viteve të fundit fatkeqësisht nuk ka një kryebashkiak të arrestohet për korrupsion edhe pse në faqen zyrtare të KLSH janë përshkruar emrat dhe abuzimet e tyre, por horra horrin nuk e le në baltë se dalin aferrat e deputetit, kryebashkiakut etj, duke shpresuar tek FBI-ja shqiptare që nga nëntori do të filloj puna dhe këta trima patriota shqiptarë do arrestojnë cdo palaco që ka abuzuar me lekët e shetit shqiptar.
Është për të ardhur keq për këtë qeveri e cila në 7 nuk ka rekrutat një nënpunës me nivel në administratë i cili e
njeh rregullat, ligjet, kodin e etikës, respekton ndihmon qytetarët për të zgjidhur hall problemet, kjo mungesë ky boshllik dhe këta analfabeta që janë punësuar në administrat vjen si pasojë e militantëve të cilët shpërblehen me vënde pune sipas meritës në parti, më të privilegjyarit janë militantet që ngjitin postera shkojnë në protesta djegin shqipërinë, disa të tjerë marin poste edhe doganore pasi kanë kryer porosinë e shokut kryetar me sukses, janë puntor në numurimin dhe sistemimin e votave!

Sot qyteti i pogradecit vuan për kuadro sepse shumë pogradecar e kanë braktisur qytetin pasi ndërvite deputetët dhe kryetarët e bashkisë i kanë diskriminuar qytetarët duke i klasifikuar se ti jë me origjinë Balliste ose ti je Komunist, jo të dashur administrator mos e bëni më këtë krahasim sepse keni dëmtuar boshtin kryesor të administratës, shembull jam unë që në ditët në vazhdim do të denoncoj në media një gabim trashanik nga nënpunsi i bashkisë Pogradec i cili më ka shkaktuar një dëm ml lek, duke me thënë që kemi bërë një gabim, a mund të thotë një nënpunës unë kam bërë gabim pasi ke humbur një shumë lekësh.

Si aktivist i shoqërisë civile kam vrejtur në takimet e fundit një tendencë të madhe dhe presion nga administrata e bashkisë të cilët e mbushin sallën ku zhvillohet aktiviteti, nuk lejojnë qytetarë të denoncojnë problematikat që hasin në lagjet dhe fshatrat e tyre. O politikanë dështak mos punësoni militantë por punësponi profesionistë, dhe këtheheni timomin nga fermerët sepse po vuajnë dhe nuk po përfitojnë as një gjë nga ju, ndërvite fermerët e Qarkut Korçë kanë hedhur mollët, qepët, patatet në lumë se nuk ju shiten, ju keni vite që vizitoni qytetin si turistë turp të keni.
Ju bëj thirrje qytetarve pogradecar mos i votoni partitë e mëdha, sepse këto parti kanë sjelle për deputetë persona që skanë bërë as gjë për bujqësinë, blektorinë, turizmin, biznesin e vogël artin dhe sportin, deri më sot keni votuar për deputet ca kallinj misri të cilët nuk ju kanë dhënë as qimet dhe levozhgat si dhurat.
Falë mbështetjes shumë të madhe të aleatve tanë Amerikanë shqipëria me reformën në drejtësi hyri në shinat e trenit, tani na ka ngelur ne qytetarve për të sjellë rrotacionin politik me votën e lirë, vota jonë do tëshporri këtë klasë politike e korruptuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com