Nga njëra anë në tjetrën për të zbuluar vlerat e Korçës…

Udhëtimi ynë filloi në fshatin Vërlen drejt fshatit Grapsh. Një fshat i vogël, i thjeshtë, i bukur ku vizituam kishën e Shën Gjergjit një kishë e vogël, por shumë e bukur mbi një kodër që duket sikur lind dielli dhe shkollën e fshatit e cila ishte ndërtuar në vitin 1838.
Me qetësi, shoqëri dhe plot energji ngjitëm maloren drejt fshatit Bradvicë, ku kemi shijuar ujin e burimit të fshatit, biseduam me banorë të fshatit dhe më pas vazhduam rrugën drejt pyllit të ahut me pemë shekullore rreth 200 vjeçare ( monument natyre ) ku ndodhet edhe kisha e Shën Kostandinit. Në flladin prag pranveror u nisëm drejt Gurit të Capit ( monument natyre ) pas disa fotove dhe videove tek Guri Capit, filluam zbritjen drejt ” Bredhit të Drenovës “. Shtegu ishte i pyllëzuar nga pisha, lajthia e bredhi ku gurgullonte përroi, rrëke e curila. Nën bredhat madhështor shuajtëm etjen tek Çezma e Ariut. Vizituam kishën e vogël të Shën Pjetrit në Bozdovec më pas kaluam nga shtegu i Krajlit, rrugës mblodhëm disa fosile UJORE në mal ( kryesisht guaska ) vazhduam rrugën tonë drejt në fshatin Mborje ku vizituam Kishën e Ristozit (1389) një ndër kishat më të vjetra në Ballkan. Bashkëngjitur do të gjeni fotot gjatë udhëtimit. Herën tjetër mos e humb udhëtimin me ne 😉 BASHKOHU edhe ti, le të shijojmë bukuritë e natyrës !
Discover Korca

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button