Nga Olldashi te Deda, emrat e rinj që u zgjodhën anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

 

Partia Demokratike ka publikuar ditën  e sotme listën fituese me 338 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Në listë nuk janë pjesë Edith Harxhi e cila ishte një prej kandidateve për kryetare partie dhe Arben Ristani, ish-sekretar i përgjithshëm i PD-së.

Nga 600 kandidatë, delegatët zgjodhën me votë vetëm 338 prej tyre të shtunën gjatë Kuvendit Kombëtar.

Në 4 vitet e ardhshme në radhët e PD-së janë shtuar edhe emra të rinj, ndër të cilët është edhe djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi.
Gjithashtu listës i është shtuar moderatorja Oriela Nebiaj, ish-kandidatja për deputete Lediana Fratai, aktori Julian Deda dhe sportisti Andi Lila.
Prej të shtunës edhe statuti i PD-së pësoi ndryshime, 11 propozimet e Lulzim Bashës u miratuan në bllok.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button