Nga përdorimi i robotëve, te punonjëset e arsimuara për qartësimin e besimtarëve, Arabia Saudite publikon planin e “Haxhi 2021”

Autoritetet Saudite janë duke përpiluar një plan, për zhvillimin e Haxhit, e cila do të nisë muajin e ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, autoritetet shëndetësore kanë vendosur që ajo të kryhet nga pelegrinët vendas, në përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19. Shefi i Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta, Abdulrahman Al Sudais, tha se skema bazohet në mikpritjen dhe shërbimet efikase që do t’u ofrohen pelegrinëve.

Për këtë arsye, autoritetet kanë përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale, përfshirë edhe robotët, për të siguruar shishet e ujit Zamzam për besimtarët pjesëmarrës.

Veç kësaj, mbi 800 karroca elektrike dhe manuale do të sigurohen për të lehtësuar lëvizjen e pelegrinëve të moshuar dhe me probleme fizike nëpër Xhaminë e Madhe në Mekë, shtoi zyrtari.

Presidenca e Përgjithshme ka hartuar një plan të përpunuar në bashkëpunim me Ministrinë e Haxhit për t’u dhënë pelegrinëve një qasje të lehtë në Xhaminë e Madhe dhe për t’i mundësuar atyre që të kryejnë ritet e Qabes së Shenjtë duke caktuar 25 pista

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button