Ngjarje e rëndë/ Vdes 25-vjeçari, goditet nga rrufeja, ai doli nga shtëpia dhe.. detajet e forta

Një 25 vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja në Pallçishti i Poshtëm në Tetovë.
Mediat vendase bëjnë me dije se fatkeqësia ka ndodhur gjatë kohës kur ai ka qenë duke kullotur një tufë delesh.
“Dje në ora 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur Karabunar, në fshatin Urviç të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i një 25-vjeçari banor i Pallçishtit të Poshtëm, me inicialet E.O, i cili ka vdekur nga goditja e rrufesë. 25-vjeçari nga shtëpia ka dalë rreth orës 11:00, ndërsa pas një periudhe nuk ju është përgjigjur thirrjeve telefonike. Vdekjen e ka konstatuar mjek i mjekësisë ligjore, ndërsa trupi i tij, pas urdhërit të prokurorit publik, i është dorëzuar familjes”, thonë nga Policia e Tetovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button