Niko Peleshi pozitiv me COVID

Së fundmi në një postim në facebook Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehet se rezultoi pozitiv ndaj testit të COVID.Kështu shprehet ai: “Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19.
Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat.
Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak.
#MbajMaskën”
I urojmë shërim të shpejtë Ministrit!
Pogradeci Web