Nis ndërtimi i maternitetit të ri/ “Mbretëresha Geraldinë” do të zgjerohet dhe modernizohet/Ja si do bëhet(FOTO)

Në Tiranë u vendos gur-themeli zgjerimit dhe modernizimit të maternitetit “Mbretëresha Geraldine” në një hapësirë prej 6.000 m2, me 360 shtretër, shtimin e sallave të lindjes nga 6 aktualisht në 10 për të cilat ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do ti shërbejnë çdo vit 20.000 pacienteve.

Përpara mjekëve të këtij materniteti kryeministri Edi Rama bëri këtë koment për propozimin e disa ditëve më parë në legalizimin e ryshfetit për bluzat e bardha.

Kryeministri paralajmëroi se  luftën anti-korrupsion nuk do ta bëjë vetëm SPAK.

“Ndërtim rrjet antikorrupsion nga ana jonë jo drejtësia për të vendosur të gjithë sistemin tonë publik në presion të dyfishtë. Edhe në spitale do të shtrimë rrjetin e individëve që do të jenë në këtë punë. Nuk ka luftë korrupsioni nëse kjo nuk ndodh brenda shtetit ku menaxhohen paratë publike”, tha Rama.

Të gjithë atyre që e shikojnë punësimin në shtet,  si mjet pasurimi përmes korrupsionit Edi Rama u tha.

“Shteti nuk mund të jetë një refuggio pegatorio, për mëkatarët , nuk mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve me lotët e familjarëve me djersën e mjekëve. Ne kemi mundësinë që të synojmë se shëndetësia në Shqipëri të bëhet një pikë referimi në të gjithë rajonin”, tha Rama.

Vendosja e gurit të themelit!

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button