Një shqiptar fiton çmimin “Fytyra e së ardhmes në Marketing dhe Komunikim” në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëri e Bashkuar – Një 27 vjeçar shqiptar, është shpallur fitues i çmimit “Fytyra e së ardhmes në Shitje, Marketing dhe Komunikim” për vitin 2020, përballë katër finalistëve të tjerë, në një event të organizuar nga Dhoma e Tregëtisë së Birminghamit.

Bëhet fjalë për Daniel Nikollën, drejtues i departamentit të marketingut në kompaninë britanike, “Hardy Signs“.

Juria e  vlerësoi veçanërisht të riun shqiptar, për prezantimin e një strategjie të re të marketingut, bazuar në transformimin digjital dhe krijimin e kontentit online. Ata u shprehën se Nikolla, ka patur një ndikim shumë të madh në rritjen e shitjeve për kompaninë.

Çmimet vjetore, të cilat organizohen nga Dhoma e Tregtisë së Birmingham-it në MB, përzgjedhin profesionistët e rinj dhe premtues të vitit, bazuar në arritjet e tyre profesionale.

Daniel Nikolla njihet për publikun shqiptar, si djali që realizoi videon në bashkëpunim me UEFA-s për tifozët shqiptarë në “Euro 2016”.

https://youtube.com/watch?v=vTBGomxyQmAhttps%3A
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close