Një sinjal i rikthimit në normalitet

Mbuluar nga rrezet e diellit, e premtja po kalon qetësisht në qytetin e Pogradecit. Edhe pse qeveria po studion hartimin e një plani të një strategjie të re që do ndiqet në ditët në vijim për të lehtësuar masat e marra deri më tani, posaçërisht për qytetet që nuk rezultojnë të prekura nga Covid-19, qytetarët e Pogradecit vazhdojnë zbatimin e kufizimit të lëvizjes dhe rregullat e vendosura nga shteti.
Gjatë kësaj periudhe të vështirë, duket se gjithçka po merr një rrjedhë drejt normalitetit. Përgatitja për sezonin turistik sapo ka nisur. Përgjatë bregut të liqenit, një traktor ka filluar të bëjë pastrimin dhe sistemimin e rërës. Një sinjal ky, që i bën bashkëqytetarët tanë të ripërjetojnë realitetin e dikurshëm, të shijojnë natyrën dhe të mirat që ajo ia ka falur me bujari këtij vendi.Le të shpresojmë, që në vazhdim, gjithsecili të dijë të kobtribuojë sadopak për këtë tempull. Le të shpresojmë, që në vazhdim, gjithsecili të dijë të kobtribuojë sadopak për këtë tempull.

/ K.A/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close