Një thirrje për të gjithë Shqiptarët që kanë mundësi ta ndihmojnë Jonidën!Vajza që vuan nga skolioza “I lutesha Zotit të më shëronte ose të më merrte shpirtin… se kështu nuk jetohet”

Dy vjeçe ishte Jonida, kur humbi të atin. Që nga ajo kohë, jetoi e vetme me motrën më të vogël dhe nënën e saj, Dallëndyshen.
Sesa ka vuajtur nëna e Jonidës, e tregojnë historia dhe lotët e saj.

Por vitet e fundit vuajtjet e përditshme janë lënë mënjanë. Kjo sepse Jonida është e sëmurë. Një sëmundje që me kalimin e viteve ka degraduar aqsa sot i sjell të dridhura e dhimbje trupit të kësaj jetimeje.

Dallëndyshja është e pashpresë. Njëlloj dhe Jonida, e cila në jetë ka provuar të gjitha të këqijat. Pa baba, në varfëri, pa ëndrra dhe tashmë me një sëmundje që po ia shformon trupin. Me skoliozën që rrezikon ta lërë të paralizuar.

Jonida: Natën nuk më zë gjumi, trupi i gjithi më dhemb. Trupi ka filluar të më dridhet. Para një viti rashë nga ato shkallë aty dhe theva dhe dorën. Asnjëherë nuk kam qenë e lumtur në jetën time. Ka patur plot herë, i lutesha Zotit, të më shëronte ose të më merrte shpirtin… se nuk dua ta shikoj më veten kështu. Ka më keq, sesa të turpërohesh nga vetja?

Motra e Jonidës ishte 9 muajshe kur babai e la jetime. I kujton me sytë që i dridhen prej lotëve kohët e vështira. Për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” tregon se jeta e tyre ka qenë një luftë për mbijetesë. Të ngjitesh maleve për të mbledhur disa lule e hithra, për t’i shitur në këmbim të një thesi me miell.

“9 muajshe kam qenë kur vdiq babi. Shumë kemi vuajtur. Lule kemi mbjellë që t’i shesim e të blejmë një thes miell. Por të gjitha i harrojmë, vetëm motra të shërohet. Qau gjithë dimrin, më thoshte unë do të paralizohem. Kur më thotë, vetëm unë jam sëmurë… nuk e duroj dot më, dua vetëm të shërohet.
Babin nuk e kemi, vëlla e motër nuk kemi, jemi vetëm… dhe Jonida është sëmurë. Nuk kemi qenë kështu, por vështirësitë e vuajtjet na bënë kështu. Nuk e di a ka njeri që ka jetuar siç kemi jetuar ne. Jeta na shkoi në mal për të mbledhur lule.
Asnjëherë nuk u gëzuam, po aq ishte mundësia. Mami e kishte në kurriz të gjithë peshën, çfarë mund të bënte më shumë. Kur vinte Bajrami, njerëzve u vinin njerëzit në shtëpi… ne ishim vetëm. Edhe xhaja që na vinte, ai vdiq në një aksident në Greqi. Komshinjtë na kanë ndihmuar, por… ne kemi vuajtur 30 vjet.”-thotë motra e Jonidës.
“I lutem shqiptarëve, Elvis Naçit… vetëm të shërohem se kështu nuk po duroj dot më veten.”-lutet Jonida.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button