Njihuni me çiftin që kanë krijuar vaksinën më të suksesshme kundër kovidit!

Të dhënat premtuese për vaksinën anti-Covid të BioNTech dhe kompanisë amerikane Pfizer Inc janë një sukses i merituar për çiftin që qëndron pas firmës gjermane të bioteknologjisë. Gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar përpjekjeve në luftën kundër kancerit.

Krijohet vaksina e parë anti-Covid që ofron mbrojtje 90%

Shefi Ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin, është djali i një emigranti turk. Një 55-vjeçar, që tani është në mesin e 100 gjermanëve më të pasur, së bashku me gruan e tij Oezlem Tuereci, 53-vjeç.

Njihuni me çiftin që kanë krijuar vaksinën më të

“Pavarësisht arritjeve të tij, ai kurrë nuk ndryshoi nga të qenit tepër i përulur dhe i ndjeshëm,” tha Matthias Kromayer, anëtar i bordit të MIG Verëaltungs AG (MIG AG) një nga investitorët kryesorë të kapitalit sipërmarrës në Gjermani. Fondet e të cilit kanë mbështetur BioNTech që nga fillimi i saj në 2008, informon dritare.net.

Ai shtoi se Sahin zakonisht shkonte në takime biznesi i veshur me xhinse. Mbante gjithmonë një çante shpine, dhe lëvizte me biçiketë.

Njihuni me çiftin që kanë krijuar vaksinën më të

Duke ndjekur ëndrrën e tij të fëmijërisë për të studiuar mjekësinë dhe për t’u bërë një mjek, Sahin punoi në spitalet në Këln dhe qytetin jugperëndimor të Homburgut, ku u takua me Tuereci-n gjatë fillimit të karrierës së tij. Kërkimet në fushën e mjekësisë, dhe onkologjia u bënë një pasion i përbashkët.

Tuereci, vajza e një mjeku turk i cili kishte emigruar në Gjermani, tha në një intervistë se edhe ditën e dasmës së tyre, të dy morën kohë për të bërë një punë në laborator, informon dritare.net.

Jeta si sipërmarrës filloi në 2001 kur ata krijuan Ganymed Pharmaceuticals për të zhvilluar antitrupa kundër kancerit.

Historia e BioNTech mori një kthesë kur Sahin në janar u ndesh me një letër shkencore për një shpërthim të ri të koronavirusit në Wuhan.

Njihuni me çiftin që kanë krijuar vaksinën më të

BioNTech caktoi shpejt rreth 500 punonjës për të punuar për disa ilaçe, duke fituar gjigantin e farmacisë Pfizer dhe prodhuesin e ilaçeve kineze Fosun si partnerë, në mars.

Sahin i tha Reuters sot se ai arriti në një “shkallë të jashtëzakonshme suksesi”, por që nuk e dinte në fillim të vitit se sa e vështirë do të ishte kjo sfidë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close