“Nuk e di si u infektova”/ Infermierja e prekur nga Covid-19 në Shqipëri tregon simptomat e para: Filloi me …

Një infermiere, e cila ka arritur të shërohet nga koronavirusi, tregon se nisi gjithçka në datë 16 mars, dita kur ajo filloi të kishte simptomat e para. Ajo ka kryer dy tamponë ku ka rezultuar negativë.

e91b4b63-9225-447c-a961-4d95a8e3172c

“Nuk e di si u infektova, apo nga kush. Shkoja çdo ditë në punë si zakonisht. Një ditë kisha temperaturë dhe i thashë doktoreshës që nuk vij dot në punë. Për 4 ditë u trajtova me paracetamol, por temperatura nuk po ulej. Kisha temperaturë 39.

Pastaj filluan edhe simptomat e tjera. Më shtruan në Spitalin Infektiv. Pata vështirësi edhe me oksigjenin duke u futur në frymëmarrje të drejtuar. Pas mjekimit në spital, dy tampon më dolën negativë. Tani ndodhem në shtëpi dhe po vazhdoj mjekimin. Po vazhdoj trajtimin në shtëpi dhe jam e bindur se do ja dal- tha infermierja për “Open”.

“Prej datës 22 kam dal nga spitali dhe jam në karantinë prej 14 ditësh dhe vazhdoj me mjekimin”, shton ajo më tej.

Infermierja ka qëndruar plot 30 ditë në spital, në, kujdesin e tre mjekëve, siç edhe ajo tregon. Ditë tepër të vështira pasi kaloj probleme me stomakun dhe mushkëritë.

Duke i bërë apel njerëzve që të zbatojnë masat, të mbajnë distancën e duhur sepse është një infeksion që shpërndahet pa e kuptuar.

Burimi/ Panorama.al

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close