Nuk hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!

Një lajm i keq vjen sërish për shqiptarët nga hapja e negociatave edhe pse për herë të parë nuk kishte asnjë JO nga shtetet anëtare të BE.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, i mbledhur në Luksemburg vendosi të shtyjë datën për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Paola Zacarias tha se sot nuk u arrit një dakordësi megjithëse bisedimet ishin të gjata.

“Ishte një ditë e gjatë por e mirë, kishim një takim produktiv. Morëm raportet e fundit për zgjerimin e BE. Pavarësisht të gjitha perpjekjeve nuk u bë e mundur të bihim dakord që të ketë një datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për celjen e negociatave…Shpresoj që të ndodhë në presidencën tjetër”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button