Nuk i dha një gotë ujë! Burri godet me shishe kokës 52-vjeçaren

Në një video virale të shpërndarë në rrjet që ka bërë xhiron e mediave duket një burrë që ka goditur me shishe në kokë një grua. Ngjarja i ka shokuar të gjithë teksa mësohet se arsyeja e dhunës ka qenë fakti që gruaja nuk i dha të panjohurit një gotë ujë.

Ngjarja ka ndodhur në Kroaci në restorantin në pronësi të Nevenka Margeta. Burri i panjohur hyri dhe i kërkoi një gotë ujë, por restoranti nuk ishte hapur akoma kështu që ajo nuk ia ofroi këtë shërbim. Ai e qëlloi me shishe në kokë 52-vjeçaren pasi refuzoi t’i jepte një gotë ujë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë. Burri i gruas ka thënë se jep shpërblim, për këdo që jep informacion për identitetin e agresorit./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button