“Nuk jemi terroristë!”/ Topalli preket nga fjalët e adoleshentes afgane: Dikur ishim ne shqiptarët, shteti t’i ndihmojë

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është prekur nga fjalët e adoleshentes afgane, e cila ditën e sotme mes lotësh në Pogradec u shpreh se nuk ishte terroriste dhe se kishte ikur nga vendi i saj për një jetë më të mirë.

Topalli shkruan se shteti shqiptar ka në dorë që t’ua lehtësojë dramën që po përjetojnë fëmijët, pasi janë të pafajshëm në këtë tragjedi.

“Dikur ishim ne shqiptaret… me sa duket ne harrojme shpejt. Ata duhen ndihmuar, se femijet jane te pafajshem Jane dëshmitare te nje tragjedie te papare! Shteti shqiptar mund t ia lehtesoje dramen…Po si nuk flet asnje as per kete krize te refugjateve..?!!!!” shkruan Topalli.

Policia e Pogradecit ndaloi familjen me origjinë nga Afganistani, e cila kishin ardhur në këmbë nga Greqia duke kërkuar një jetë më të mirë. Adoleshentja Wadis, rrëqethi me apelin mes lotëve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close