OPERA HISTORI – Personazh, Gëzim Laro.

Violonçelist (1941-2015)

Gëzim Laro – Koncertmaestër, pedagog, pjestar i trios së njohur Tartari, Madhi e Laro.

Gëzim Laro mbetet një nga violonçelistët më të mirë shqiptar. E nisi aktivitetin artistik që pas mbarimit të Liceut Artistik “Jordan Misja” në vitin 1961 me orkestrën e TOB si violoncelist. Studimet e larta i përfundon pranë Konservatorit Shtetëror të Tiranës. Pas tyre vazhdon të punojë me orkestrën e TOB deri në vitin 1983, në fillim si violoncelist dhe pas që nga viti 1974 si koncertmaestër.

Më pas dha kontributin si pedagog i violonçelit, shef i Katedrës së Instrumentave dhe më vonë shef i seksionit të “Muzikës së Dhomës” në Akademine e Arteve. Ndërkohë kryen gjithashtu dy kualifikime, të parin në Torino Itali, pran Konservatorit G.Verdi, në vitin 1989 dhe të dytin në Essen-Gjermani në Akademinë Muzikore, në vitin 2000.

Përpos punës me orkestrën e TOB ku luan gjithë repertorin e vënë në skenë nga TOB, me dirigjentë shqiptar dhe të huaj, Gëzim Laro zhvilloi dhe një aktivitet të dendur koncertor si violoncelist dhe sidomos në përbërje të trios Anita Tartari, Ibrahim Madhi, Gëzim Laro , me të cilin realizojnë një numër të madh koncertesh si brenda Shqipërisë, ashtu edhe jashtë saj.

Në repertorin e violonçelistit Laro bëjnë pjesë një numër i madh veprash të gjinive të ndryshme, nga solot deri tek muzika e filmave. Për aktivitetet e shumta e cilësore, për kontributin e tij si instrumentist e pedagog, Laro është nderuar me shumë tituj, çmime e medalje, mes tyre medaljen “Naim Frashëri” (1970), “Artist i Merituar” (1979), titullin “Profesor” (1996).

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button