Opozita e rrugës k.ërcënon me protesta nëse votohet me lista të hapura dhe hiqen koalicionet parazgjedhore

Opozita në Shqipëri, i ka shpallur l.uftë hapjes së listave, në mënyrë që shqiptarët të kenë mundësi të votojnë se cilin deputet duhet të kenë në Parlament, që t’i përfaqësojë. Madje, k.ërcënon se nëse Rama hap listat dhe heq koalicionet, pasojat do të jenë të paimagjinueshme. Kjo thuhet në një deklaratë zyrtare të opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, dhe përforcohet edhe nga një shkrim i organit zyrtar mediatik të LSI-së.

“Nisma e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës vetëm nga Partia Socialiste ka hyrë në një fazë të rrezikshme për zhvillimet në vend.

Fillimisht nisi si një shaka sondazhesh të mediave afër qeverisë, më pas vijoi letra anonime e deputetëve gjasmë opozitar, ndërsa sot Këshilli i Legjislacionit në Kuvend, i përbërë nga deputetë të PS dhe ata që paguhen nga rilindja si “opozitarë” pritet të votojnë për kalimin e ndryshimeve në Kuvend. Të gjitha ata që mendojnë se kjo është shaka e Edi Ramës dhe se ai do tërhiqet në fund, duket se e kanë gabim.

Edi Rama kështu i ka nisur të gjitha atentatet ndaj Kushtetutës, si me gjysmë shaka, por në fund ka bërë atë që ka pasur në mendje. Kështu veproi me votimet moniste të 30 qershorit. Deri më datën 29 qershor edhe në PS nuk e besonin se do shkonin të votonin si shokët komunistë.

Por Edi Rama nuk zhgënjeu, e çoi PS në zgjedhje njëlloj si Partia e Punës, dikur. Edhe me shkatërrimin e reformës në drejtësi, degradimin e parlamentit dhe gjithë marrëzitë ligjore që janë kryer këto vite të njëjtën skemë ka përdorur.

Po ashtu bëri dhe me Teatrin Kombëtar. Të gjithë ata që mendonin se kryeministri hoqi dorë nga shkatërrimi dhe e harroi godinën, u zgjuan një mëngjes mbi gërmadha. Sado të gabuar të jetë një nismë dhe sado e dëmshme të jetë për vendin, Edi Rama ka dhënë prova, si një drejtues autoritarist se nuk tërhiqet derisa realizon qëllimin e tij.

Antiligjor apo antikushtetues ai e bën dhe nuk pyet! E njëjta gjë po ndodh dhe me ndryshimet në Kushtetutë. Të gjithë po i thonë se është e gabuar, por kryeministri s’ka dhënë shenjë se heq dorë dhe po vijon të thellojë marrëzinë ligjore. Ai e ka ndarë mendjen për përplasje dhe me sa duket atje po shkon vendi, drejt përplasjes.

Ndryshimi i Kushtetutës dhe Kodit Elektoral vetëm nga një parti, së pari do të zhbëjë marrëveshjen e arritur më 5 qershor në prani të ambasadorëve të SHBA dhe BE. Së dyti, do të sjellë penalizimin e negociatave të Shqipërisë me BE, pasi me rënien e marrëveshjes bie dhe plotësimi i 1 prej 15 kushteve. Së treti, ndryshimi i Kodit Elektoral do të thotë shkatërrim i rregullave të lojës në zgjedhjet parlamentare.

Me këtë ndërhyrje, pavarësisht se çfarë do të thonë avokatët e saj politik, zgjedhjet kanë marrë fund që pa u zhvilluar. Nëse Rilindja shkon deri në fund me sabotimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, këtu nuk mund të flitet më për procese elektorale dhe as për negociata apo dialog mes palëve. Do apo nuk do opozita, e kuptojnë apo jo qytetarët atë që po ndodh, prekja e Kushtetutës nga një parti e vetme është njëlloj si shpallje lufte e qeverisë ndaj demokracisë. Kushtetuta vetëm me votat e një partie ndryshohet vetëm në regjime diktatoriale, ku udhëheqësve u lejohet ti bëjnë ligjet sipas shijeve personale dhe të zgjasin pushtetin përjetë.

Në vende normale ose që duan të jenë të tilla, kushtetuta ndryshohet nga populli me referendum ose nga përfaqësuesit e popullit në Parlament pas një konsensusi të madh politik. Parlamenti i Edi Ramës sot përfaqëson vetëm rilindjen dhe ca deputetët që firmosin si opozitar për rilindjen. Pjesa tjetër e shoqërisë, politikës dhe gjithë vendit nuk përfaqësohet në atë sallë.

Ndaj prekja e ligjit themeltar të shtetit vetëm nga një pjesë e politikës, që ka probleme dhe me ligjshmërinë e pushtetit, është shpallje lufte e pjesës tjetër të vendit. Nëse Rilindja e hedh këtë hap nuk ka më debat për vija të kuqe, shkelje ligjore apo gjysëm shkelje. Ndryshimi i Kushtetutës prek thelbin e sistemit politik dhe social që është ndërtuar këto vite dhe ky hap do të sjellë pasoja në stabilitetin e vendit.

Koalicioni i Opozitës së Bashkuar paralajmëroi dje pasojat që do të sjellë futja e duarve të Rilindjes në Kushtetutë. Në një reagim publik për nismën e PS theksoheshin gjithë problemet që sjellë nisma e fundit e Edi Ramës. Deklarata është një paralajmërim për qeverinë “Rama”, por dhe për ndërkombëtarë që të ndalojnë marrëzinë sa nuk është ende vonë.

Por nëse Rama e kryen edhe këtë akt antikushtetues opozitës dhe popullit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të dalë në Bulevard, me maska apo pa maska”, thuhet në shkrim.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close