‘Pa asnjë mik, vetëm me një klik’, Rama tregon platformat me të cilat po punësohen të rinjtë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar dy platformat me anë të  të cilave të rinjtë në Shqipëri po arrijnë të punësohen.

Rama ka marrë shembullin e Migenës, një vajzë që vetëm me një klik në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike, www.dap.gov.al, konkuroi dhe fitoi me meritë vendin e punës si juriste në Inspektoriatin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregu.

Sipas Ramës, përmes faqes zyrtare të DAP, 740 të rinj deri në 30 vjeç janë rekrutuar në shërbimin civil brenda tre viteve të fundit, ndërsa përmes platformës së ekselentëve http://ëëë.xn--puntmbar-v1abe.al/, 602 studentë kanë fituar vendin e punës, 491 prej të cilëve me pozicione në shërbimin civil.

Postimi i plotë:

Pa asnjë mik, por vetëm me një klik në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike, www.dap.gov.al , Migena konkuroi dhe fitoi me meritë vendin e punës si juriste në Inspektoriatin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut

Përmes faqes zyrtare të DAP, 740 të rinj deri në 30 vjeç janë rekrutuar në shërbimin civil brenda tre viteve të fundit, ndërsa përmes platformës së ekselentëve http://www.xn--puntmbar-v1abe.al/, 602 studentë kanë fituar vendin e punës, 491 prej të cilëve me pozicione në shërbimin civil.

Të dyja këto platforma u kanë dhënë mundësi qindra të rinjve që të marrin eksperiencën më të mirë nga profesionistët e fushave të tyre, por edhe të rienergjizojnë me talentin e tyre, sektorin e administratës publike, e cila po luan një rol thelbësor në sfidën tonë për ta çuar Shqipërinë në një tjetër nivel.

blob:https://www.facebook.com/8d474222-0f76-47ad-abcd-915389a98fd6

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close