Padia ndaj Taulant Ballës, SPAK rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës

Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kallëzimin e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Mësohet se Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e Shkëlzen Berishës për hetim të Taulant Ballës për akuzën e “nxjerrjes së akteve sekrete” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Balla ngriti akuzat lidhur me provat e publikuara për çështjen “CEZ” nga komisioni hetimor se Shkëlzen Berisha ka shmangur taksat dhe se pasurinë e ka vendosur si sekser. Këto deklarata të Ballës janë konsideruar shpifje nga ana e Shkëlzen Berishës.

Më pas Shkëlzen Berisha ka paraqitur ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, kallëzimin penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe  “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”,  parashikuar nga nenet 248 dhe 295/a  të K.Penal.

Çështja u shqyrtua nga Gjykata e Posaçme për shkak të statusit si deputet që mban Taulant Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button