“Parandaloni përhapjen e COVID-19”, Ministria e Shëndetësisë: Respektoni masat!

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në kuadër të situatës pandemike në të cilën ndodhet vendi ka bërë thirrje për më shumë kujdes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria kërkon respektimin e distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

Ndër të tjera në apelin e tij kërkon dizinfektimin e objekteve që prekim dhe duhet të shmangim shtrëngimin e duarve.

“Parandaloni përhapjen e COVID-19

Respektoni distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

Dezinfektoni objektet që prekni dhe shmangni shtrëngimin e duarve.

Mbroni shëndetin dhe mos e ulni asnjë moment vigjilencën për zbatimin e rregullave me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit”, shkruan ministria.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale%2Fposts%2F3240053712772350&width=500

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close