Partia Demokratike mbledh Kryesinë më 15 korrik, ja rendi i ditës

Ditën e enjte, datë 15 korrik, në orën 18:00, Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë.
Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi u ka dërguar mesazh anëtarëve demokratë, ku i ka njohur këta të fundit me rendin e ditës.
Janë katër pika që do të shqyrtohen, analiza e masakrës zgjedhore, siç e cilëson PD 25 prillin, ndryshimi në Statutin e partisë, miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Nnumërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar si dhe njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

1. Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.
2. Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do ti propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.
3. Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.
4. Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Ndërsa, ditën e mërkurë, në orën 11 do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button