Partia Demokratike në zi/ Ndahet para kohe nga jeta ish-drejtori i Bashkisë në kohën e Bashës

Ka ndërruar jetë para kohe ish-zyrtari i njohur i Partisë Demokratike Alfons Muça, si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.
Lajmin e hidhur e bën me dije babai i të ndjerit në rrjetet sociale.
Me dhimbje, ju njoftojmë largimin nga jeta të djalit tim Alfons Muça”, shkruan i ati i Alfons Muçës, Aqif Muça.
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi gjithashtu ka shprehur ngushëllimet përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Do të të mbaj mend përherë të buzëqeshur e optimist Alfons Muça. Ngushëllimet më të ndjera familjes e miqve të Fonsit. RIP e qofsh i Xhehnetit”, shkruan Këlliçi.
Alfons Muça ka mbajtur postin e drejtorit në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga kryedemokrati Lulzim Basha. Po ashtu ai ka qenë drejtues i PD-së në zonën e Laprakës në Tiranë, ku ka dhënë kontributin e tij deri në zgjedhjet e fundit.
Kanë qenë me dhjetra mesazhet e ngushëllimit në drejtim të familjes së tij në këtë moment të hidhur për ta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button