Pas arrestimit të Fatos Tushes, Rama mbledh kryebashkiakët socialistë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në një takim urgjent të gjithë kryetarët e bashkive socialist në Kryeministri.
Në ora 12:00 sipas burimeve mësohet se Rama do të mbledhë drejtuesit lokalë të bashkive për të dhënë direktivat pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Por një takim i tillë zhvillohet pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet për korrupsion.
Pas këtij arrestimi, Rama u distancua menjëherë nga kryebashkiaku socialist, duke deklaruar nëpërmjet rrjetet sociale se ai nuk do të ketë mbrojtjen e PS-së.
“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”, shkruan Rama.
Mbledhja me të zgjedhurit lokalë të PS-së pritet të foksuohet pikërsiht në këtë drejtim në atë Rama mund të përsëris sërish këtë mesazhin ndaj të zgjedhurve vendorë se nuk do të kenë mbrojtjen e PS nëse akuzohen për korrupsion.
Sakaq një tjetëër pikë e diskutimit është edhe fakti se prishja e ndërtimeve pa leje dhe kontrolli i territorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button