Pas Artan Hoxhës, ndaj Vangjes Dules dhe Çanit shpërthen edhe Shpëtim Idrizi: Idjotët e Athinës shfaqen në ekranet shqiptare duke mbrojtur ekstremizmin grek

Revoltës kundër kreut të PBDNJ Vangjel Dule i bashkohet edhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.

Idrizi në kuadër të javës Çame gjatë një prononcimi për media, referuar intervistës së Dules te Arjan Çani, tha se “idjotët e Athinës shfaqen në ekranet shqiptare duke mbrojtur ekstremizmin grek”.

Ndërkaq ai shtoi se ka ardhur koha të flitet dhe të mbrohet identiteti shqiptar.

“Idjotët e Athinës na shfaqen në ekranet shqiptare duke mbrojtur ekstremizmin grek. Ka ardhur koha të mborjmë Shqipërinë. Ne kemi shumë arsye për të fol për shqipërinë dhe për identitetin shqiptar. Ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi të fundit për këtë”, tha Idrizi ndër të tjera.

Kjo deklaratë vjen pasi Dule, i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, ka folur për ngjarjet e fundit politike, marrëveshjen e dështuar të shkëmbimit të territoreve mes Shqipërisë dhe Greqisë, për djegien e flamurit shqiptar nga minoritari grek në Sarandë, ku ka mbajtur qëndrime negative ndaj vendit.

Kujtojmë se një shpërthim kundrejt Dules pati dhe gazetari Artan Hoxha i cili akuzoi edhe drejtuesin e emisionit Arjan Çani, për kohën televizive që i jepet një personi që nuk la gjë pa thënë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close