“Pas krismave, nuk e di çfarë ka ndodhur”/ Dëshmia e Hasan Ferracakut për masakrën e Velipojës: Ata kanë qëlluar ndaj vëllait tim, më pas…Ja si nisi konflikti

Një ditë pas arrestimit të Hasan Ferracakut (Verracakut), i cili mbeti edhe i plagosur në masakrën e Velipojës ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Në dëshminë e tij ai ka treguar me detaj si ka ndodhur ngjarja, e cila më pas degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe si pasojë 4 persona u vranë, ndërsa dy të tjerë u plagosën, mes tyre edhe vetë Hasan Ferracaku.

Ai  është shprehur se i gjithë konflikti ka ndodhur për shezlongët, që sipas tij këtë vit i takonte t’i vendosnin ata sipas aplikimit që kishin bërë dhe jo familja Gocaj.

Ferracaku pretendon se kanë qenë Gocajt, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri të parët dhe më pas ata janë vetëmbrojtur duke iu kundërpërgjigjur.

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezlonget në plazh sepse ata i kane vendosur në vendin ku këtë vit e kemi patur të drejtën ne, pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për tu sqaruar me familjen Verracaku. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar.

Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje pasi ata i kishin vendosur me përpara shezlonget në një kohë që  këtë vit kjo e drejte ishte e jona në baze të aplikimeve. Ata nuk kane pranuar duke thëne se duhet te presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre.

Gjate bisedës ka nisur debati dhe gjerat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezlonget, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di qe ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe ne atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi patur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, ka thënë Hasan Ferracaku.

KONFLIKTI TRAGJIK

Një konflikt për shezlongët pak orë para se ngjarja të kishte një bilanc tragjik në plazhin e Velipojës çoi në përplasjen e dy familjeve Gocaj dhe Ferracaku, të cilët kanë dy hotele në afërsi me njëri-tjetrin. Viktima Kujtim Ferracaku i ka kërkuar vëllezërve Gocaj që të largojnë shezlongët, sepse këtë vit Agjencia e Bregdetit ia ka dhënë lejen Ferracakut për t’i vendosur në hapësirën publike në plazhin e Velipojës, ndërsa vitin e kaluar i kanë pasur vëllezërit Gocaj.

Këta të fundit kanë kundërshtuar me pretendimin se vendet e vendosjes së shezlongëve për subjektet nuk kishin përfunduar ende si procedurë nga institucionet shtetërore. Në debat e sipër në orët e pasdites, dy familjet janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin fillimisht. Pas pak orësh, Kujtim Ferracaku i shoqëruar nga vëllai i tij, Hasan Ferracaku, tre djemtë e këtij të fundit dhe nipi i tij 17- vjeçar, Elmilind Dyli, kanë shkuar në drejtim të hotelit ku ndodheshin dy vëllezërit Gocaj. Disa prej anëtarëve të familjes Ferracaku kanë qenë të armatosur me armë zjarri në momentin që kanë shkuar pranë hotelit të vëllezërve.

Brenda pak sekondash, gjithçka ka përfunduar në përplasje me armë zjarri. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se i pari që ka ndërruar jetë ka qenë 38-vjeçari, Edmond Gocaj, i cili dyshohet se është qëlluar nga Kujtim Ferracaku. Më pas vëllai i Edmondit, Xhovan Gocaj, ka qëlluar ndaj Kujtim Ferracakut duke e lënë të vdekur në vend. Në atë moment i është kundërpërgjigjur Hasan Ferracaku, duke vrarë 25-vjeçarin Gocaj. Nga kjo përplasje me armë, ka humbur jetën edhe shtetasi Musaen Zeneli, 20 vjeç. I riu ishte punësuar së fundmi nga vëllezërit Gocaj për të mbikëqyrur shezlongët e plazhit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button