Pas njëmbëdhjetë vitesh, Stresi zbulon se çfarë i tha Noizy në gjykatë

Prej disa muajsh, reperët e njohur Stresi dhe Noizy i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre. Lajmin e bëri të ditur, Arkimed Lushaj (Stresi), ndërsa Rigels Rajku (Noizy) në anën tjetër nuk ka bërë asnjë reagim publik deri më tani.

Mirëpo, së fundmi në një video live Stresi i është rikthyer sërish kësaj pjese dhe ka folur për sherrin e tyre, nga i cili përfunduan edhe në gjykatë.

Ai u shpreh i penduar për fjalët e tij të dikurshme duke thënë se edhe ka qenë i ndikuar nga persona me të cilët nuk flet sot.
“Je ka i del sipër njerëzve kot, ne jemi këtu mund të ia dalim bashkë, nuk do të dalin njerëzit siç ti mendon dhe ashtu ndodhi, por ç’rëndësi ka”, ka treguar ndër të tjera Stresi.

Kujtojmë që në ambientet para Pallatit të Kongreseve konkretisht më 22 maj 2010, Stresi ishte goditur me grusht dhe me sende të tjera të forta nga Noizy dhe një person tjetër i quajtur Detjon Xhizdari.
Shkak i konfliktit kanë qenë grindjet vazhdueshme midis grupit OTR të Noizyt dhe artistit tjetër nga Tropoja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button