“Pashko Vasa, guvernatori i Hercegovinës, një nga personazhet më të dalluara të Perandorisë Osmane”

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Monde illustré” ka botuar, më 29 prill 1876, në faqen n°6, një shkrim për liderin, atdhetarin dhe shkrimtarin e njohur shqiptar Pashko Vasën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vasa Efendiu, guvernatori i Hercegovinës

Vasa Efendiu, portretin e të cilit sjellim këtu, është një nga personazhet më të dalluara dhe energjike.

Edhe pse i krishterë, ai ka zënë, disa herë, funksionet e drejtorit të përgjithshëm të duhaneve, të ardhurat e të cilit janë një nga burimet kryesore të Perandorisë Osmane. Më vonë, ai u gradua në gjykatën e lartë, një dallim që rrallë u akordohet personaliteteve të krishtera turke, pavarësisht krerëve të shumtë perandorakë që deklarojnë të kundërtën.

Kur Mahmud Nedim Pasha, veziri i madh aktual, erdhi në pushtet vitin e kaluar, punët e perandorisë ishin në gjendjen më të mëshirshme. Nuk kishte para për të paguar kuponat e borxhit dhe nevojitej shtypja e kryengritjes së krahinave të Bosnjes. Ai e kuptoi menjëherë se ishte e nevojshme të braktiste zakonet e vjetra turke dhe të rrethohej me njerëz inteligjentë, të aftë dhe energjikë, myslimanë apo të krishterë.

Megjithëse ishte armiku personal i Vasë Efendiut, ai hoqi dorë nga zemërimi (inati) i tij i vjetër dhe e emëroi guvernator të Hercegovinës. Me këtë emërim, ai shpresonte të bënte për vete kryengritësit duke u dërguar atyre një guvernator të krishterë, të racës sllave (këtu është gabuar gazeta), shumë të njohur dhe me shumë ndikim në veriun e Shqipërisë.

Vasa Efendiu është rreth pesëdhjetë apo pesëdhjetë e pesë vjeç, dhe ka njohuritë më të mëdha të frengjishtes, italishtes dhe turqishtes. Ai është gjithashtu autor i një skice (vepre) mbi banorët e Malit të Zi dhe të Shqipërisë, një vepër shumë e vlerësuar në Lindje.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close