Pasion dhe dashuri! Si u bë Korca qyteti më tërheqës në vend !

Këtë sezon dimri Korça ka patur bum turistësh.

I cilësuar si “Parisi i vogël”, Korça priti qindra turistë për festat e fundvitit, por fluksi nuk ra as kur qyteti u zbardh nga dëbora.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Korça u bë qyteti më tërheqës në vend falë pasionit dhe dashurisë.

“Pasion dhe dashuri. Korça ka ndryshuar dhe e rrezaton punën e bërë me pasion dhe dashuri nga njerëzit që e duan Korçën, që punojnë për Korçën. Kjo është ajo që e bën diferencën, nuk është e prekshme, nuk është materiale. Është e vërtetë që nuk kemi det apo trashëgimi. Më shumë sesa kalaja, muret, tullat, është qytetari, komuniteti, respekti që korçarët kanë investuar për ligjin”, deklaroi ai gjatë një interviste për “Quo Vadis”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com