“Për pak ditë do të sjellim një mal me doza”, Rama: Do ta dyndim Shqipërinë me vaksina!

Vaksinimi i mësuesve me dozat AstraZeneca ka nisur edhe në Lezhë. Kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhej atje për të parë procesin dhe siguroi që nuk kanë lidhje me rastet që kanë ndodhur në disa shtete të Europës ku kjo vaksinë është pezulluar.

Shembull mori Italinë, e cila sipas Ramës e ka rinisur procesin e vaksinimit me AstraZeneca pasi ka konfirmuar që nuk kanë lidhje me mpiksjen e gjakut, raste të gjetura këto në Norvegji.

“Dje agjencia e barnave në Italia e ka rifutur AstraZeneca-n sepse ka verifikuar se nuk ka lidhje me ato rastet që kanë ndodhur”, tha Rama.

Kryeministri bëri thirrje që vaksinimi me dozat e para të AstraZeneca të bëhet sa më shpejt. Ai u shpreh se shumë shpejt do të vijnë sasi të mëdha vaksine. Qëllimi sipas kreut të ekzekutivit është lehtësimi i sezonit turistik.

“Duhet bërë shpejt, shpejt, shpejt. Bëhu gati se për pak ditë do të të sjellim një mal me doza dhe duhet ta dyndim gjithë Shqipërinë me vaksina. Qëllimi është që deri në fund të Qershorit të kemi këputur shumë hallka të zinxhirit të infektimeve që të kemi sezonin turistik të lehtësuar”, tha Rama.

Ndërkohë ditën e sotme priten të mbërrijnë në Shqipëri mbi 9 mijë doza të tjera vaksine të Pfizer.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button