Për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, TIA bën njoftimin e rëndësishëm

Aeroporti “Nënë Tereza” ka bërë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë drejt Greqisë.Në njoftim theksohet se për qytetarët është e detyrueshme të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Greqisë, aktualisht drejt Athinës dhe Kretës, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
Ju lutem gjeni formularin në këtë link: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button