Përapja e heshtur e Covid-19: Mekanizmi që shpjegon asimptomatikët

Përapja e heshtur e Covid-19: Mekanizmi që shpjegon asimptomatikët

Sars-covid2 virusi që shkakton COVID-19, mund të “vërë në gjumë” dhimbjen, sipas një studimi të ri nga studiuesit e Shkencave Shëndetësore të Universitetit të Arizonës.
Kjo mund të shpjegojë pse gati gjysma e njerëzve që infektohen me COVID-19, përjetojnë pak ose aspak simptoma, edhe pse janë në gjendje të përhapin sëmundjen, sipas autorit të studimit, prof.dr.Rajesh Khanna, profesor në Kolegjin e Mjekësisë — Departamenti i Farmakologjisë në Tucson.
“Ndoshta arsyeja e përhapjes së pandërprerë të COVID-19 është se në fazat e hershme, ju jeni mirë dhe çdo gjë duket në rregull, sepse dhimbja është “shtypur””, tha Dr. Khanna. “Ju mund ta keni virusin, por nuk ndiheni keq sepse nuk keni dhimbje. Nëse mund të provojmë se ky lehtësim i dhimbjes është ajo që po shkakton përhapjen e mëtejshme të COVID-19, kjo ka një vlerë të jashtëzakonshme”.
Punimi me temë “Proteina SARS-CoV-2 Spike bashkëpunon me receptorët VEGF-A / Neuropilin-1 për të shkaktuar analgjezi”, do të botohet në PAIN, revista e Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Dhimbjes.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat publikuan të dhënat e përditësuara të 10 shtatorit, 50% e transmetimit COVID-19 ndodh para fillimit të simptomave dhe 40% e infeksioneve COVID-19 janë asimptomatike.
“Ky studim ngre mundësinë që dhimbja, si një simptomë e hershme e COVID-19, mund të zvogëlohet nga proteina e SARS-CoV-2 pasi neutralizon rrugët e sinjalizimit të dhimbjes së trupit”, tha dr. Michael D. Dake.
Studiuesit e Shkencave Shëndetësore të Universitetit të Arizonës në Qendrën Gjithëpërfshirëse të Dhimbjes dhe Varësisë po e shfrytëzojnë këtë zbulim unik për të eksploruar terapi të reja.
Viruset infektojnë qelizat pritëse përmes receptorëve proteina në membranat qelizore. Në fillim të pandemisë, shkencëtarët vërtetuan se proteina e SARS-CoV-2 përdor receptorin e enzimës 2-konvertuese të angiotenzinës për të hyrë në trup. Por, në qershor, dy studime të tjera treguan neuropilin-1 si receptor i dytë për SARS-CoV-2.
Janë të shumta rrugët biologjike që i japin sinjal trupit të ndiejë dhimbje. Njëra është përmes një proteine të quajtur faktori i rritjes endoteliale vaskulare-A (VEGF-A), e cila luan një rol thelbësor në rritjen e enëve të gjakut, por gjithashtu ka qenë e lidhur me sëmundje të tilla si kanceri, artriti reumatoid dhe, së fundmi, COVID-19.
Ashtu si një çelës në bravë, kur VEGF-A lidhet me neuropilinën e receptorit, ajo fillon një zinxhir reaksionesh që rezultojnë në ngacmimin e skajshëm të neuroneve, gjë që çon në dhimbje. Dr. Khanna dhe ekipi i tij hulumtues zbuluan se proteina spike e SARS-CoV-2 lidhet me neuropilinën pikërisht në të njëjtin vend si VEGF-A

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close