Përfitimi i ndihmës ekonomike, ja masat anti Covid-19 që do të zbatohen nga aplikuesit në sportelet e njësive vendore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndryshon rregullat gjatë aplikimit të ndihmës ekonomike në sportelet e njësive vendore. Urdhri i ministres, Ogerta Manastirliu i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton se si do të kryhen aplikimet për përfitimin e ndihmës ekomomike mujore, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Në sportelet e njësisë të qeverisjes vendore, Urdhri përcakton që punonjësit duhet të jenë të pajisur me mjete mbrojtjes, si maska, doreza, si dhe të vendoset dezinfektues. Ambientet duhet të jenë të dezinfektuara çdo ditë, ndërsa për personat që paraqiten për aplikim duhet realizuar matja e temperaturës.

Aplikuesit gjithashtu, përpara hyrjes në institucion duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza dhe të ruajnë distancën fizike deri në 2m. Urdhri i miratuar shfuqizon rregulloren e botuar më 31 mars.

Urdhri:

  1. Punonjësit e njësisë së vetëqeverisjes vendore pajisen me të gjitha mjetet mbrojtëse (maskë mbrojtëse për fytyrën, doreza për duart) dhe ruajnë distancën fizike 1.5–2 metra me qytetarët gjatë kryerjes së procedurave për aplikime, deklarime dhe verifikime të situatës social-ekonomike në banesë. Në sportelet e aplikimit për ndihmë ekonomike vendoset mbrojtëse xhami.
  2.  Në hyrje të institucionit vendoset dezinfektant me bazë alkooli jo më pak se 60% për dezinfektimin e duarve.
  3. Pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha ambienteve do të kryhet rregullisht çdo ditë dhe pas çdo hyrje-dalje do të kryhet ajrosja e ambienteve, për jo më pak se 15 minuta, si edhe dezinfektimi i të gjitha sipërfaqeve, mjeteve të punës dhe dorezave të dyerve.
  4. Shmangen kontaktet me prekje dhe dhënia e duarve, shmanget prekja e fytyrës, gojës, hundës dhe syve dhe përdorimi i përbashkët apo shkëmbimi i sendeve personale.
  5. Për personat që paraqiten për aplikim realizohet matja e temperaturës nga personel që është i pajisur me veshjen e përshtatshme sipas protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
  6. Në ambientet e pritjes respektohen rregullat e distancimit social, duke ruajtur distancën prej 1.5–2 m larg njëri-tjetrit dhe merren masa për të evituar grumbullimet masive të tyre gjatë pritjes.
  7. Përpara hyrjes në institucion vendoset një shtrojë e lagur me klor/hipoklorit natriumi për të dezinfektuar këpucët dhe mjetet ndihmëse të personave me aftësi të kufizuar.
  8. Personat që paraqiten për aplikim duhet të jenë të pajisur me mjetet mbrojtëse (maskë mbrojtëse për fytyrën, doreza për duart).
  9. Respektimi rigoroz i masave të distancimit social, rregullave të higjienës, masave parandaluese etj., nuk duhet të shkaktojë mundësi për diskriminim të personave që paraqiten për aplikim për ndihmë ekonomike, deklarim dhe gjatë kryerjes së verifikimeve social-ekonomike.
  10. Në ambientet e njësive të vetëqeverisjes vendore vendosen postera ilustrues të afishuar, postera të larjes dhe dezinfektimit të duarve, si edhe afishohen rregullat e ndryshuara, të cilat do të zbatohen për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com