Përfundon testimi logjik i 200 kandidatëve për BKH, vetëm 60 do trajnohen nga FBI në SHBA

Kandidatët për agjentë të BKH

Përfundon testi logjik për 200 kandidatë për agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gara nisi me 653 kandidatë, prej të cilëve u skualifikuan 229, nga vendimi i tre prokurorëve të SPAK, Vladimir Mara, Dritan Prençi, Enkeleda Millonai. Në fazën tjetër kandidatët do t’i nënshtrohen testit fizik dhe testit me makinën e së vërtetës.

Në përfundim do të jenë vetëm 60 agjentë që do të kualifikohen për të udhëtuar drejt SHBA-së, ku do të trajnohen nga agjentët e FBI-së amerikane.

Agjentët e BKH-së do të hetojnë grupet kriminale, korrupsionin dhe terrorizmin nën drejtimin e prokurorëve të SPAK.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close