Përgatitjet për zgjedhje/ Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe dhe shtabet elektorale

Ashtu si cdo të hënë, kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë drejtuesit politikë në qarqe dhe shtabet elektorale.

Drejtuesit politik do të raportojnë mbi ecurinë e përgatitjes së zgjedhjeve.

Konkretisht në mbledhjen e sotme po diskutohet për pjesëmarrjen e anëtarësisë në vlerësimin e deputetëve nëpërmjet portalit “deputeti që duam”.

Partia Socialiste ka nisur një proces sa i përket vlerësimit të deputetëve. Pas përfundimit të këtij procesi, PS do të hartojë edhe listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se në listë nuk do të jenë vetëm kandidatët aktual, por lista do të jetë e hapur për këdo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com